Vidhnin në Belgjikë e lekët i sillnin në Shqipëri, kush janë “skifterat” arrestuar




Ditën e sotme është finalizuar operacioni i policisë së shtetit duke vënë në pranga 8 shtetas, 3 në Shqipëri e 5 në Belgjikë.

Burime zyrtare nga policia bëjnë me dije se banda nuk kishte vetëm 8 anëtarë por vazhdojnë hetimet për kapjen e personave të tjerë të dyshuar.

Nga hetimet e kryera rezulton se këta shtetas, veprimtarinë kriminale e kanë kryer si grup i strukturuar kriminal.

Veprimtaria e tyre ishte e shtrirë kryesisht në Bruksel dhe në disa qytete të tjera belge.

Ata kanë kryer një numër të madh vjedhjesh me dhunë të banesave dhe objekteve të tjera.

Sendet e vjedhura, një pjesë i kanë shitur, ndërsa pjesën tjetër dhe shumat e parave të përfituara nga shitja e i kanë transferuar në Shqipëri.

Gjatë operacionit janë sekuestruar një sasi e konsiderueshme sendesh në cilësinë e provave materiale si: bizhuteri, orë të shtrenjta, aparate telefonash celularë, aparatura elektronike.

Në zbatim të Letër-porosisë dërguar nga autoritetet ligjzbatuese belge në datat 28 dhe 29 mars 2018, në Shqipëri u ndaluan shtetasit:

Imir Vila, 37 vjeç, lindur në Zboq, Korçë dhe banues në Tiranë.

Alerjo Dushku, 31 vjeç, lindur në Adriatik, Kurbin dhe banues në Tiranë,

Albert Arraj, 22 vjeç, lindur dhe banues në fshatin Dukagjin i Ri, Krujë.

Të ndaluarit dyshohen për kryerjen e veprave penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale”, “Vjedhja” e kryer në kuadrin e “Grupit të strukturuar kriminal”.

Gjatë kontrolleve të banesave të tyre janë gjetur dhe sekuestruar sende që dyshohet se janë vjedhur në Belgjikë.

Në të njëjtën kohë me operacionin e zhvilluar nga Policia shqiptare, operacioni i përbashkët ka vijuar në Belgjikë ku autoritetet arrestuan në Bruksel shtetasit shqiptarë:

Arbër Llulla (alias: Rubens Ahmetaj, Rubens Bulku), 32 vjeç, nga Tirana;

Deiv Bulku, 25 vjeç, nga Tirana;

Ardit Skeja, 24 vjeç, lindur në Kurbin, banues në Mëzez, Tiranë;

Agron Hyseni (alias Astrit Hyseni), 47 vjeç, nga Laçi;

Flori Saliu (alias Shikim Matranxhi), 26 vjeç, nga Vora, Tiranë.

Nga hetimet e kryera rezulton se këta shtetas, veprimtarinë kriminale e kanë kryer si grup i strukturuar kriminal.




Be the first to comment

Leave a Reply