Visar Ademi: Partitë opozitare të mos shkelin parimet e të qenurit afër popullit, qeveria nuk ka kapacitet




Analisti Visar Ademi i cili mbrëmë në emisioni 360 gradë ka folur rreth rikonstruimit të qeverisë së Zoran Zaev ose zgjerimin e shumicës së re parlamentare që mbahet pengë pothuajse gati katër muaj ku kryeministri Zaev është duke taktizuar me partitë opozitare.

Ademi ka thënë se partitë më të vogla shqiptare me dëshirën për tu’u bërë pjesë e qeverisë së re shkelin parimet e të qenurit afër popullit. Ndryshe, nga BESA e Kasamit sot edhe zyrtarisht kanë ndërprerë bisedimet me kryeministrin Zoran Zaev, ku përmes një komunikate të dërguar mediave njoftouan se ndërpresin bisedimet pë kyçje në qeverinë e Zoran Zaevit për arsye të jo seriozitetit të kryeministrit Zaev.

Visara Ademi gjithashtu ka thënë se qëllimi është të punësohet 10-të veta në emër të 500 mijë njerëzve dhe të mbahen të kënaqur 10-të ose 15-të veta sepse siç thotë ai aq ka fuqi qeveria, nuk mund të bëjnë 20 ministra dhe 200 mijë drejtori, do të mundohen t’i fusin në qeveri 10-të veta për tua humbur dinjitetin dhe principet të cilat na kanë bindur që i kanë.

Ademi ka kritikuar ashpër mënyrën se si futen ata në politikë për të marrë tendera dhe për të larë para dhe të zhduken më keq se sa që janë paraqit si pjestarë politikë.

Nga ana tjetër jo zyrtarisht mësohet se PDSH bashkë me Afrim Gashin do të bëhen pjesë e qeverisë ku ajo e Gashit do të udhëheq një ministri me resor ndërsa nga PDSH-ja me vendin e lirë të Ramiz Merkos./TopAlNews




Be the first to comment

Leave a Reply