Visar Ganiu: Gjatë mandatit timë do të përqendrohen fuqishëm në Efikasiteti energjetik, sport, arsim, çerdhe, shkollat e mesme, garazha në kate, shëndetësi




Kandidati i BDI-së për kryetar komunë në Çair, Visar Ganiu prezantoi projektet të cilat i ka planifikuar t’I realizojë në qoftë se e fiton mandatin. Ai tha se të gjitha projektet i ka hartuar në bashkëpunim me qytetarët.

Shtyllat kryesore që ai do të përqendrohet për ta menaxhuar komunën janë: Efikasiteti energjetik, sporti, arsimi, çerdhet, shkollat e mesme, garazha në kate, shëndetësi, qendër rinore, infrastrukturë, Çarshia e vjetër dhe investimet kapitale.

Sipas tij projektet janë të hartuara me ekspertë të fushave të ndryshme. Ai beson se ky program është i realizueshëm gjatë këtij mandati.

“Kjo pozitë e të parit të komunës së Çairit është punë operative, punë menaxheriale dhe mendoj që me gjithë eksperiencën të cilën e kam me përgjegjësi të madhe do të kontribuojë për Çairin dhe për komshinjtë e mi çairas”, u shpreh Visar Ganiu, Kandidat i BDI-së për Çairin.




Be the first to comment

Leave a Reply