Visar Ganiu vazhdon me prezantimin e projekteve kolosale për Çairin




Në konferencën e sotme për shtyp,  kandidati i BDI-së për Komunën e Çairit, Visar Ganiu, prezantoi disa  projekte të parashikuara për Komunën e Çairit, të cilat nuk janë të shkruara në Kontratë dhe të cilat ai planifikon t’i implementoj në mandatin e tij të ardhshëm.

“Në bisedimet që i kemi pasur me qytetarët tanë në këtë muajin e  fundit, disa herë më është theksuar se në Çair ka shumë pak parqe, parkingje dhe hapësira publike të cilat shpesh janë  uzurpuar. Puna e parë që unë të bëj, si të marr mandatin e kryetarit të Komunës, do të jetë rishikimi i Planeve të detajuara Urbanistike. Me ekipin tim  do të kontrollojmë nëse ka  gabime të bëra me planet urbane? A mund të përmirësohet diçka? Unë ju premtoj se do të shfrytëzoj çdo mundësi të cilën  ligji më jep brenda kompetencave te mija, që sa më pak të ketë hapësira urbane të uzurpuara dhe të planifikojmë sa më tepër  vende me zona të reja të gjelbërta dhe hapësira të reja më të vogla parkimi”, deklaroi Ganiu.

“Një nga detyrat më të rëndësishme që do ta kem, do të jetë krijimi i një ndërmarrje për higjienë komunale. Çairi është në qendër të Shkupit dhe ne duam që komuna jonë të jetë krenaria e qytetit. Kjo ndërmarrje do të kujdeset për higjienën e rrugëve anësore, por brenda ndërmarrjes ne do të formojmë një njësi, që do të kujdeset për qentë endacak të cilët gjenden në Çair.
Si do ta zgjidhim këtë problem?Patjetër se do të diskutojmë me përfaqësuesit e sektorit joqeveritar të cilët kujdesen për mbrojtjen e kafshëve dhe brenda standardeve evropiane të cilat kanë të bëjnë me këtë çështje. Gjithsesi se, ne do të punojmë në këtë problem, në mënyrë aktive”, u shpreh Visar Ganiu.




Be the first to comment

Leave a Reply