Vlorë, sekuestrohen 98 kg kanabis, dy në pranga




Policia e Vlorës ka sekuestruar një sasi prej 98.3 kilogramë kanabis sativa, ndërsa në pranga janë vënë edhe dy persona.

Të arrestuarit janë Nikolla Gërdhuqi, 31 vjeç banues në Pilur,Himarë dhe Moisi Mëhillaj 42 vjeç, banues në Kuç.

Po ashtu në cilësinë e provës materiale u sekuestruan edhe dy automjete tip “Benz”.

Policia thotë se “operacioni u zhvillua në kuadër të një procedimi penal proaktiv, të referuar në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë, Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në D.V.P.Vlorë, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Vlorë”.

Materialet hetimore iu referuan Prokurorisë së rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, të parashikuar nga neni 283/2 të Kodit Penal.




Be the first to comment

Leave a Reply