VMRO-DPMNE: Në qeverisjen e LSDM-së nuk ka politika ekonomike e as investime kapitale




Përmes një kumtese dërguar mediave, OBRM-PDUKM-ja opozitare e akuzon LSDM-në e pushtetit për borxhe të reja të shtetit.

Sipas tyre, borxhi neto në periudhën e LSDM-së arriti në 540 milionë euro, dhe sipas tyre, qytetarët nuk kanë njohuri për këtë.

Kjo parti konsideron se rritja e borxhit ndikon edhe në rritjen e harxhimeve për qytetarët e vendit, pasi që harxhimet e shkurtit u rritën për 1,9%, krahasuar me shkurtin e vitit të kaluar.

Për OBRM-PDUKM-në, politikat ekonomike të shtetit janë katastrofale, dhe se investime kapitale nuk ka.




Be the first to comment

Leave a Reply