VMRO-DPMNE: Qeverisja e Zaevit na rikujton 90-tat e errëta




Nëpërmjet një kumtese të lëshuar nga partia maqedonase opozitare VMRO-DPMNE thuhet se “Maqedonia është i vetmi shtet në Evropë që udhëhiqet nga politikan i amnistuar për krim serioz. I vetmi shtet ku në qeverisje është karteli kriminal që punon për interesat partiake dhe biznesore të klani të Zaevit”.

“Qeveria kriminale secilën ditë i fut në borxh qytetarët. Huamarrja e fundit ishte në vlerë prej 58 milionë eurove, ndërsa me këtë tempo e ashtuquajtura skenari grek dhe bankrotimi është i pashmangshëm”, thonë nga VMRO-DPMNE-ja.

Sipas kësaj partie, Maqedonia nuk ka projekte, papunësia te të rinjtë është më shumë se 50% dhe për shkak se investimet kapitale janë 24.4%, sipas VMRO-DPMNE-së nuk ka ndërtim të 600 kilometrave autostradë.




Be the first to comment

Leave a Reply