VMRO e Nikolla Gruevskit aspak e shkatëruar në themele, Nikolla Gruevski tenton që të mbetet në Qeveri edhe më tutje duke i lëshuar në funksion lojtarët e tij të fundit.
Gruevski e Mickovski përmes Gashit e Thaçit si duket do e ”pasurojë” Qeverinë e Kryeministrit Zaev duke pritur për tu bashkangjitur edhe socialistët e Xingos, Ndryshe, Xingo i njohur si pronar i TV Sitel, televizion ky me politika nacionaliste kundrejt shqiptarëve, nën urdhërat e Nikolla Gruevskit.
Zgjerimi i koalicionit me Gashin dhe PDSH-në do ta faktorizonte edhe më tej VMRO-në, Parti e cila është e padëshiruar tek shqiptarët e Maqedonisë.
Ky zgjerim ndoshta do ta rikthente edhe njëher ankthin tek qytetarët e repulikës së Maqedonisë e në veçanti në shqiptarët e Maqedonisë.
PDSH dhe Afrim Gashi siç thonë burime të sigurta, kanë pasur një bashkëpunim tejet të mirëfillt me Funksionar të lartë të VMRO-së ashtu edhe siç e ndëgjoi opinioni publik në bombat e Zaevit duke biseduar Thaçi me Mijallkovin ku edhe i thoshte me ty deri në vdekje vëlla.
Por, edhe Afrim Gashi ishte akuzuar nga gazetari hulumtues Zoran Bozhinovski për takime të rregullta me ish kryeparlamentarin e VMRO-së gjatë zgjedhjeve lokale, edhe Muhamed Zekiri nënkryetarë i LSDM-së në një debat televiziv ka shpërthyer kundër Afrim Gashit me akuza të njejta se ka bashkëpunuar me VMRO-në bashkë me Zeqirija Ibrahimin.
Leave a Reply
Për të postuar një koment, duhet të jeni i futur.