VOTA PRO DEMARKACIONIT, E MBAN LARG RUSINË, NA AFRON ME PERËNDIMIN




Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, është takuar sot me shefen e zyrës së BE-së në Kosovë, Natalyia Apostolova, ku temë kryesore e diskutimit kanë qenë Demarkacioni me Malin e Zi, si dhe liberalizimi i vizave për shtetin e Kosovës.

Pas përfundimit të takimit, Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, tha se Kosova ka një qëndrim shumë të qartë të orientimit drejt Bashkimit Evropian dhe ruajtjen e raporteve të mira me SHBA-të, duke u shprehur i bindur se Republika e Kosovës do të plotësojë të gjitha kriteret e vëna nga BE-ja për liberalizimin e vizave, raporton lajmi.net.

“Kosova ka qëndrim shumë të qartë, është e orientuar në Bashkimin Evropian 100%, dhe ka raporte të përjetshme me SHBA-të, duhet të jeni të sigurtë që do të përmbushim çdo kriter që del nga BE-ja. Liberlizimi i vizave duhet të ndodhë, në të njëjtën kohë do të votohet edhe Demarkacioni. Kosova dhe qytetarët kanë nevojë për liberalizimin e vizave, dhe ne nesër do ta sjellim këtë lajm të mirë me votimin e Demarkacionit, presim nga vendet e BE-së që të ndihmojnë Kosovën në rrugën drejt Bashkimit Evropian, kemi bërë shumë për të arritur konsensusin e përbashkët deri këtu” tha Veseli

Veseli shtoi se Kosova e pret ndihmën e Bashkimit Evropian pas votimit të Demarkacionit, dhe Kosova si shtet nuk duhet ta humbë rastin që i është dhënë për liberalizimin e vizave.

“ Smund të bëjmë më shumë si institucione vetëm të presim ndihmën nga ju, kërkoj nga spektri politik që të votohet Demarkacioni, nuk duhet të humbim rastin. Kush është për të zvogëluar prezencën e Rusisë dhe për të forcuar prezencën e Perëndimit duhet ta votojë Demarkacionin nesër, ne duhet të orientohemi në forcimin e sovranitetit dhe në moshumbjen e territorit, nesër duhet të kemi një lajm të mirë, kemi arritur shumë, jemi para një dite shumë të mirë që  do t’i hapë perspektivën e popullit të Kosovës drejt Bashkimit Evropian, nesër presim të marim sinjale shumë të mira për liberalizimin e vizave” përfundoi Veseli.




Be the first to comment

Leave a Reply