Votimi i Ruçit, Alizoti: Është turpshme, LSI me djathtë se PD




Ish anëtari i kryesisë së PD, Tomor Alizoti tha se në seancën e votimit për kreun e Kuvendit është e turpshme që LSI u tregua me demokratike se PD. Në studion e  lajmeve të Ora News Alizoti tha se kauza e djathtë është e shitur.

Alizoti: “Për mua është e turpshme që është hera e parë që në 27 vjet PD  të ketë pasur një diferencim të tillë pa qenë e nevojshme sepse kemi rastin kur u zgjidh Topi Presidenti, pati rrjedhje votash nga PS dhe kryetari i grupit parlamentar ishte Ben Blushi i cili bëri një akt politik dhe dha dorëheqjen.

Kur kam dëgjuar që ka një rrjedhje, që janë tre deputet që kanë votuar për Ruçin.., të dalë LSI më e djathtë se PD kjo është e paimagjinueshme dhe kjo është e turpshme. Këtu duhet të ketë një akt të fortë politik, këtu duhet të japë dorëheqje drejtuesi i PD, sepse flasim për një simbolikë të fortë.

Abestenon LSI, voton PD dhe pastaj nuk ka anëtare në komision, e ka LSI që abstenon. Këto janë shaka të shëmtuara. Kjo tregon një gjë aq të ulët, sa nuk ka ndodhur në 27 vjet dhe më bën të mendoj që kauzë është e shitur. PD duhet të dalë dhe të shpjegojë se cafrë qëndrimi do mbajë.

Alizoti  u shpreh se PD vuan nga kazuat e saj. Ai tha se Basha sot është njeriu më i pabesueshëm.

Alizoti: PD nuk vuan nga figurat, por nga kauzat e saj. Lideri aktual i saj nuk ndjen kauzën e djathtë, nuk ka lidhje me këtë dhe kjo është dekradimi i të djathtës. Basha sot është njeriu më i pabesueshëm në Shqipëri. Më vjen keq ta them këtë gjë, është njeri që nuk i besohet, është njeriu më qesharak. E djathta ka parime.




Be the first to comment

Leave a Reply