VV: Thaçi po shkel mbi gjakun e dëshmorëve me negociatat me Serbinë




Në 19 vjetorin e masakrës së Krushës së Vogël, Lëvizja Vetëvendosje përmes një aksioni simbolik ka vënë para Qeverisë së vendit një pankartë me fotografitë e të vrarëve të këtij fshati, ku shkruhet se “Thaçi po negocion me Vuçiqin, mbi trupat e tyre”.

Albana Fetoshi, aktiviste e VV së tha se kanë dal në këtë përvjetor të masakrës t’ia rikujtojnë presidentit Thaçi që me negociata pa kushte po shkelin mbi gjakun e dëshmorëve.

Fetoshi: Me negociata pa kushte, Thaçi po shkel mbi gjakun e dëshmorëve

“Sot 19 vjet pas masakrës në Krushë të Vogël, kemi dal t’iu përkujtojmë institucioneve e në veçanti presidentit, se me negociatat pa kushte e pa parime që po i bëjnë me Serbinë, po shkelin mbi gjakun e këtyre dëshmorëve dhe dëshmorëve të tjerë të kombit. Sot kujtojmë masakrën e Krushes së Vogël. Dëshmitarët që kanë arritur të ikin nga kjo masakër tregonin që kanë lënë dhe persona të tjerë të plagosur në pamundësi që të iknin nga plagët e marra. Në këtë fshat janë 112 shqiptarë të vrarë nga mosha 33 deri në 77 vjeç. 19 vjet pas luftës, Serbia ende nuk ka kërkuar falje për krimet e kryera në Kosovë, ndërkohë që presidenti Thaçi me një entuziazëm të pashoq merr pjesë në negociata, ndërkohë që nuk vendos asnjë kusht në raport me Serbinë, duke rezultuar në dëm të Kosovës çdo marrëveshje e arritur”, tha ajo.

Sipas Fetoshit, negociatat e vazhdueshme me Serbinë, po e bëjnë Kosovën, një shtet të pafuqishëm. Ajo thotë se sot po i kujtojnë dëshmorët me krenari, por një brengë për varësinë e madhe, që kanë pushtetarët tanë ndaj Serbisë, e në veçanti presidenti.

Fetoshi: S’kemi nevojë për një president të nënshtruar

“ Presidenti Thaçi do të duhej të kërkonte zbardhjen e fatit të të pagjeturve, do të duhej të kërkonte zbardhjen e fatit të të pagjeturve dhe kërkim falje nga Serbia për të gjitha krimet që i ka kryer shteti i Serbisë në Kosovë, jo të darkoj me presidentin e Serbisë Vuçiq, duke e bërë temë Kosovën dhe sovranitetin e saj përmes rikthimit të Zajednicës si temë në negociata. Ky president nuk po e mbron shtetin e Kosovës nga Serbia, por ky president po i nënshtrohet Serbisë. Ne nuk kemi nevojë për president të nënshtruar”, thotë ajo.

Sa i përket Asociacionit të komunave serbe, Fetoshi thotë se është i dëmshëm, i papranueshëm për shtetin e Kosovës dhe se ai nuk duhet të bëhet kurrsesi. Sipas saj, VV do t’i përdorë të gjitha mjetet për ta kundërshtuar atë.




Be the first to comment

Leave a Reply