Xhaçka: Nuk e terheqim Artur Meçollarin nga negociatat. Akuzat ndaj tij daci-bao




Nuk ka asnjë dokument që njollos kapitenin Artur Meçolari. Kështu tha sot ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka në një raportim që po bën në komision e Sigurisë. Ajo u shpreh e bindur se Artur Meçolari nuk do terhiqet nga negociatat me Greqinë. Sipas saj, sulmet ndaj tij janë të orkestruara nga Sali Berisha dhe janë të pabaza.

Xhaçka: Do të vini tek inteligjenca e ushtrisë dhe të shihni daci-bao, letra anonime që nuk kanë asnjë fakt kundër Meçollarit. Jo çdo akuzë përbën fakt. Flas me përgjegjësi të plotë institucionale, si ministre. AISM është institucion varësie dhe hajdeni aty shihni letrat.Ju po më thoni largojeni? Po pse ta largojmë? Ju them se akuzat ndaj tij nuk qendrojnë. Asgjë nga sa diskutojmë sot nuk qendron. Për detyrat që kryejmë kemi kontakte me vende anëtare të NATO-s apo vende të tjere, po kështu kemi kontakte edhe me atashe ushtarak që s’janë miqësore me NATO-n. Kjo s’do të thotë se shkëmbjenë informacion të klasifikuar me këto vende. Është absurde të mendohet kjo. 




Be the first to comment

Leave a Reply