Xhaçka vizitë zyrtare në Rumani: Ju në presidencën e BE-së, lajm i mirë për anëtarsimin e Shqipërisë




Zyrtarët rumunë e vlerësuan rolin e Shqipërisë si faktor stabiliteti në rajon, ndërsa Xhaçka i cilësoi si të shkëlqyera marrëdhëniet mes dy vendeve duke vlerësuar mbështetjen e përhershme të Rumanisë.

Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka ka zhvilluar një vizitë zyrtare në Rumani ku u prit nga kryeministrja Viorica Dăncilă dhe homologu i saj Mihai Fifor.

Kryeministrja Dăncilă dhe ministri Fifor, siguruan ministren Xhaçka se Rumania do të jetë një avokate dhe mbështetje e fortë e anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian.

Gjithashtu zyrtarët rumunë e vlerësuan rolin e Shqipërisë si faktor stabiliteti në rajon, ndërsa Xhaçka i cilësoi si të shkëlqyera marrëdhëniet mes dy vendeve duke vlerësuar mbështetjen e përhershme të Rumanisë.

“105 vjet më parë Rumania ka qenë vendi i parë që ka njohur Pavarësinë e Shqipërisë dhe po në Rumani është marrë edhe ftesa që Shqipëria të bëhet anëtare me të drejta të plota e NATO-s. Jam e sigurt që do të kemi një lajm të mirë po nga Rumania vitin e ardhshëm, kur Rumania të marrë Presidencën e radhës së Bashkimit Evropian.”– Olta Xhaçka, ministre e Mbrojtjes

Gjatë takimit, Xhaçka dhe homologu rumun shprehën vullnetin për të forcuar bashkëpunimin Shqipëri-Rumani në fushën e mjekësisë ushtarake dhe trajnimin e forcave speciale e detare.




Be the first to comment

Leave a Reply