Xhaferi, dëshmitar në seancën gjyqësore për tentim vrasjen e Selës




Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi, ministri i Shoqërisë Informatike, Damjan Mançevski dhe deputeti Aleksandar Kiracovski janë dëshmitarë të ftuar në seancën gjyqësore për rastin e tentim-vrasjes së deputetit dhe njëherit kryetar i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela.

Ata kanë qenë prezent në sallën ku ndodhi ngjarja e përgjakshme e 27 prillit, vitin e kaluar në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë.

Deri më tani për zhvillimet e 27 prillit kanë dëshmuar disa persona, mes tyre edhe vetë Ziadin Sela derisa në seancën e fundit një gazetare në cilësinë e dëshmitarit ka njohur disa nga sulmuesit.

Për këtë rast akuzohen Oliver Oshavkovski, Sasho Senkov, Nikollçe Dimitrievski, Aleksandar Janevski-Toshta, Andrej Micov, Nikolla Vojminovski, Kosta Dellov, Stojan Pavlleski-Kobra, Kire Gjorgievski dhe Cene Gjorgjievski.




Be the first to comment

Leave a Reply