Xhaferi: Ndihma e Turqisë, është me rëndësi të madhe për Maqedoninë




Ish-kryeministri i Republikës së Turqisë, Ahmet Davutogllu, ditën e tretë dhe të fundit të vizitës së tij e ka filluar me një takim më kryetarin e Kuvendit, Talat Xhaferin.

Siç njoftojnë nga Kuvendi, nga të dy palët është shprehur kënaqësi e madhe për marrëdhëniet e mira gjithëpërfshirëse mes Turqisë dhe Maqedoni.

Bashkëbiseduesit theksuan se marrëdhëniet e vendosura dhe intenzive, hapin mundësi për bashkëpunim ekonomik edhe më të madh. Turqia është partner i rëndësishëm tregtar për Maqedoninë, ndërsa bashkëpunimi mes dy vendeve është gjithashtu i suksesshëm.

Në takim Xhaferi shprehu falënderime për ndihmën e deritanishme konstruktive të Turqisë ndaj Maqedonisë dhe solidaritetin që ka treguar në kuadër të integrimeve euroatlantike.

Xhaferi dhe Davutogllu shpresuan që bashkëpunimi i mirë mes dy vendeve të vazhdojë edhe më tej.




Be the first to comment

Leave a Reply