Xhensila merr befasinë më të ëmbël me mëngjes, emocionet e bëjnë me lot




Xhensila Myrtezaj është ndër artistet më të dashura për publikun.

Për këngëtaren sot është një ditë shumë e veçantë, kjo ngase ajo feston ditëlindjen.

Pas urimit përplot dashuri që pranoi nga bashkëshorti i saj, aktori Bes Kallaku, Xhensila u befasua në mënyrën më të mirë këtë mëngjes.

Besi i kishte dekoruar shtëpinë përplot balona dhe petale lulesh, ku dominonte ngjyra pink, befasi kjo e cila e emocionoi tejmase këngëtaren.

Xhensila sot ka mbushur plot 25 vjet jetë dhe gëzon një karrierë të suksesshme në muzikë.




Be the first to comment

Leave a Reply