Ymeri denoncon në polici burrin e Albulena Haxhiut




Ish-kryetari i VV-së, Visar Ymeri ka denoncuar për kanosje, në polici, bashkëshortin e deputetes Albulena Haxhiu, Alban Kransiqi.

Rasti, ka të bëjë me një SMS’së që Krasniqi i ka dërguar Ymerit, të dielën mbrëma, derisa deputeti i larguar nga Vetëvendosje, Visar Ymeri, denoncimin në polici e ka bërë të hënën në mesditë.

Ndërkohë, PK ka njoftuar për ngjarjen përmes raportit 24 orësh.

“Ankuesi mashkull K/Shqiptar, ka raportuar se ka pranuar një SMS me përmbajtje kërcënuese. Njësia përkatëse policore është duke hetuar rastin”, thuhet në raportin policor.

Gazeta Express ka mësuar përmbajtjen e SMS’it të cilin burri i Albulena Haxhiut, Alban Krasniqi i ka dërguar deputetit të Grupit të Pavarur.

“O Visar nëse mendon me na mbet ne dore… po te tegojm qefim me te madhe personalisht ua plotsoj dëshirën secilit prej jush klike maskarenjesh nëse luften e pas kthy kunder VV se me gjdo mjet përmes ilirave drenave i cilitdo matrapa dije qe 100 fish ka me tu kthy. Agjende personale ka me ju pase”, i ka shkruar Krasniqi ish-kreut të VV-së.




Be the first to comment

Leave a Reply