Zaev: Deri në fund të vitit presim ide për emrin




Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev shprehu pritjet e tij që deri në fund të viti ndërmjetësuesi i huaj në çështjen me Greqinë, Metju Nimic të sjellë propozime të reja.

Zaev shtoi se pret që kjo çështje të zgjidhet me dialog mes dy vendeve.

“Të gjithë vendet e Ballkanit perëndimor që jemi prezentë këtu me eurokomisarin Han dhe Bankën Botërore, unë personalisht mendoj se kanë qëndrim pozitiv ndaj Maqedonisë dhe kanë vullnetin t’i ndihmojnë Maqedonisë për çdo çështje ashtu si duam tu ndihmojmë ne të gjithëve. Unë mbetem me pritjen se problemi do të zgjidhet me dialog të udhëhequr nga kombet e bashkuara, nga Metju Nimic. Pres që deri në fund të këtij viti dhe në fillim të vitit të ardhshëm të ketë ide të reja nga Nimic për zgjidhjen e kësaj çështje por jam i bindur se ambienti pozitiv që ekziston në rajon dhe marrëdhënia pozitive e Maqedonisë me të gjithë këto vende si dhe me Greqinë, të jenë pikënisje për zgjidhjen e kësaj çështje të ndjeshme”, deklaroi kryeministri Zoran Zaev.




Be the first to comment

Leave a Reply