Zaev: Do t’i mbrojmë familjet e deputetëve të kërcënuar




Kryeministri Zoran Zaev ka dënuar protestat që po ndodhin për disa ditë para shtëpive të deputetëve nga radhët e LSDM-së. Ai ka thënë se kjo situatë i nxit një reagim të brendshëm që do ta ndajë me publikun.

“Protesta është një e drejtë kushtetuese dhe kjo e drejtë duhet të përdoret. Por, ato janë bërë në shtëpive të deputetëve, para anëtarëve të familjeve të tyre është absolutisht e papranueshme, për shkak se është shkelur privatësia. Nuk do ta lejojmë këtë të vazhdojë. MPB po ndërmerr veprime dhe deputetët dhe familjarët e tyre duhet ta dinë se do t’i mbrojmë ata”, tha Zaev.




Be the first to comment

Leave a Reply