Zaev injoron Lëvizjen Besa, propozimin për ndryshim të kushetutës ja prezanton vetëm deputetëve që u përjashtuan nga VMRO




Kryeministri Zoran Zaev, nesër pasdite në Parlamenti do të paraqesë amendamentet kushtetues dhe kërkesat e inkorporuar të tetë deputetëve të opozitës, të cilët votuan për hapjen e Kushtetutës konfirmon për TV24, një zyrtar i lartë qeveritar, transmeton TopalNews.

Sipas të njëjtit burim, plani është që të ndryshohen amendamentet nesër në një seancë qeveritare, dhe pastaj të dorëzohet në Kuvend.

Zaev u takua të hënën me deputetët e grupit të ri parlamentar dhe tha se propozimet e tyre janë të pranueshme dhe se do t’i paraqesin para se ndryshimet të hyjnë në procedurë.

Me këtë veprim, kryeministri Zaev, injoron Lëvizjen Besa, e cila dorëzoj 4 amendamente apo propozimin për ndryshim të kushetutës, dhe këto ndryshime, kryeministri ja prezanton vetëm deputetëve që u përjashtuan nga VMRO, të cilët votuan për hapjen e ndryshimeve kushtetuese.




Be the first to comment

Leave a Reply