Zaev: Kemi shpresa reale se Maqedonia do të jetë anëtarja e 30 e NATO-s (Video)




Kryeministri i Maqedonisë dje ka marrë pjesë në fillimin e festimeve për 26 vjetorin e vendit, festimet të cilat kanë nisur para Qeverisë. Ai publikut i është drejtuar me fjalë të cilat lidhen me anëtarësimin në NATO dhe BE.

”Bëj thirrje që të ecim bashkë për një të ardhme demokratike me interes të anëtarësimit në BE dhe NATO. Sytë e ndërkombëtarëve janë kthyer kah ne, nga një vend si gjenerator i krizës jemi shndërruar në motor për zhvillimin e vendit dhe rajonit. Tani kemi rrugë të hapur dhe duar të lira për ta çuar vendin drejt rrugëve të duhura. Janë real shpresat se do të jemi shteti i 30 që do të anëtarësohet në NATO.” tha mes tjerash Zaev.

Manifestimi do të vazhdojë edhe sot nëpër Shkup dhe qytete tjera të vendit me festë nga artistë të ndryshëm. /Telegrafi/




Be the first to comment

Leave a Reply