Zaev: Ky tentim i Maqedonisë dhe Greqisë për zgjidhjen e emrit patjetër duhet të realizohet




Nuk ka pasur moment më të mirë të flas për shoqëri të hapur sesa ai aktuali i realitetit tonë politiko-shoqëror. Këto ditë jemi të ballafaquar para hapave vendimmarrëse që ta zgjedhim kontesin 25-vjeçar për emrin. Po ballafaqohemi me këtë sfidë që Maqedonia dhe qytetarët të shkojnë përpara. Me qytetarët e vendit tonë projektuam se viti 2018 do të jetë vit i reformave të fuqishme dhe se Maqedoninë e dërgojmë në BE, e me këtë Evropën e sjellim në Maqedoni”, tha kryeministri Zoran Zaev në fjalimin e tij në konferencën me rastin e 25 vjetorit Fondacioni i Shoqërisë së hapur Maqedoni, e quajtur “A ka gjasa shoqëria e hapur në Maqedoni”.

Ai theksoi se me energjinë kushtuar çështjeve të hapura me fqinjët, me nënshkrimin e Marrëveshjes me Bullgarinë dhe me thellimin e relacioneve me Greqinë e kemi ndryshuar perceptimin për Republikën e Maqedonisë. Me miqësinë mes Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Greqisë, të cilën përkundër të gjitha këtyre pritjeve e ndërtuam gjatë këtij procesi delikat dhe të ndjeshëm, po zgjidhim kontest që ta përforcojmë dinjitetin dhe identitetin e qytetarëve të të dyja vendeve.

“Rajoni nuk guxon t’i lejojë vetes cikël të ri të kthimit prapa. Për këtë shkak të ky tentim i përbashkët i Maqedonisë dhe Greqisë për zgjidhjen e kontestit 25-vjeçar duhet të realizohet. Kjo është luftë në të cilën në themelet e së kaluarës do të ndërtojmë të ardhme me prosperitet. Jemi të vetëdijhsëm se bota me kudjes e ndjek këtë iniciativë tonë të përbashkët. Jam falënderues për përkrahjen e bashkësisë ndërkombëtare, gjithë miqve tanë që japin angazhim personal që të realizohet kjo mundësi historike për shtetet tona, për rajonin dhe për Evropën”, tha kryeministri Zaev.

Sipas tij, shoqëria e hapur ka mundësi në Maqedoni dhe të gjithë ne duhet fuqishëm të përpiqemi dhe ta shfrytëzojmë.

“Në këtë frymë Qeveria e Republikës së Maqedonisë do të vazhdojë me përkushtimin maksimal dhe të përqëndruar deri në gjetjen e zgjidhjes definitive të kontestit 25-vjeçar. Asnjëherë nuk kemi qenë më afër zgjidhjes, ndërsa miqësia mes dy vendeve dhe dy popujve asnjherë nuk ka qenë më e madhe. Do t’i investojmë të gjitha përpjekjet që të nxjerrim maksimum nga ky moment historik pozitiv për të dy shtetet. Shumë është me rëndësi ardhmëria që ta lëmë hapësirën e alternativës së mbyllur dhe të errët. Duhet fuqimisht t’i kundërshtohemi ndarjeve, populizmit, izolimit, mentalitetit se të gjithë i kemi armiq. Shumë është me rëndësi që qytetarët ta kenë e qartë se zgjedhja nuk është mes opsionit të majtë dhe të djathtë politik, por mes shoqërisë së hapur dhe të mbyllur”, tha kryeministri Zaev, duke ia uruar njëherësh jubileun 25-vjeçar FSHHM-së.




Be the first to comment

Leave a Reply