ZAEV: NËSE GJENDET ZGJIDHJE, QYTETARËT DO TË VENDOSIN NË REFERENDUM




Nga shtatë pozitat fillestare në procesin e negociatave, vetëm tre prej tyre po afrohen, tha kryeministri Zoran Zaev në deklaratë për mediat. Kjo, sipas tij do të thotë se pothuajse gjysma e pikave janë të mbyllura, ndërsa sipas Zaevit, bëhet fjalë për pikat më të lehta të procesit. Kryeministri mbetet në qëndrim se nuk ka nevojë të intervenohet në Kushtetutën dhe se dihet shumë mirë deri ku mund të bëhen lëshime. Zaev tha se në takimin e djeshëm mes ministrave Dimitrov dhe Koxias në Vjenë, negociatat zyrtarisht filluan, ndërsa përpjekjet e deritanishme ishin për ndërtimin e besimit të ndërsjellë. Sipas Zaevit, në qoftë se gjendet zgjidhje për kontestin, qytetarët do ta kenë fjalën e fundit përmes referendumit./tv21/




Be the first to comment

Leave a Reply