Zaev nga Gjevgjelia: Ndryshimet në Maqedoni filluan, nuk ka kthim mbrapa




Ndryshimet në Maqedoni filluan, nuk ka kthim mbrapa. Maqedoninë duhet ta bëjmë shtet me shumë miq dhe më me prosperitet për të gjithë, porositi sonte lideri i LSDM-së nga mitingu në Gjevgjeli i koalicionit “Jetë për të gjithë”.

“Politika jonë e cila bazohet në katër shtylla, ndërtimin e planit për ajër të pastër dhe ujë të pastër, kthimin e parave qytetarëve, si dhe llogaridhënie dhe transparencë në punë është konfirmim se në Maqedoni dhe në Gjevgjeli po kthehet jeta për të gjithë”, theksoi Zaev.

Ai theksoi se vetëm për tre muaj e gjysmë janë shkurtuar 45 milionë euro të cilat u kthehen qytetarëve, përgjithmonë është zgjidhur problemi me 3.000 punëtorë të falimentuar, 70 mijë punëtorë të marrin pagë minimale prej 12 mijë denarë, ndërsa taksa radiodifuzive më nuk do të paguhet.

Kandidati për kryetar komune, Sasho Pockov premtoi shumë projekte të cilat i duhen Gjevgjelisë si rrjet të ri të ujësjellësit, park të ri të qytetit, rrjete të reja të kanalizimit, garazh të ri në kate si edhe shumë të tjera.

Paraprakisht Koalicioni i kryesuar nga LSDM-ja mbajti mitingje në Dojran, Vallandovë dhe Bogdanc ku u promovua programi zgjedhor dhe u prezentuan kandidatët dhe kryetarët e komunave si dhe këshilltarët.




Be the first to comment

Leave a Reply