Zbatimi i ligjit të Vettingut, qeveria hedh hapin e radhës




Në një dalje për mediat pas mbledhjes së qeverisë, ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj u shpreh se tashmë është dhënë “ok” për logjistikën që lidhet me zbatimin e reformës në Drejtësi.

Gjonaj theksoi se qeveria shqiptare konfirmoi edhe një herë angazhimin e saj për mbështetjen për zbatimin e Reformës në Drejtësi, me mbledhjen e parë qeveria shqiptare mori  vendimin për vënien  në dispozicion të mjediseve të punës Komisionit të  pavarur të kualifikimit dhe për OMN.

“Sot qeveria miratoi  një tjetër vendim të rëndësishëm miratoi vendimin për vënien në dispozicion  të ambienteve për Kolegjin e posaçëm të apelimit  duke mundësuar ofrimin e kushteve logjistike  dhe infrastrukturore  për funksionim e tij, me këto dy vendime qeveria i jep mbështetje të plotë institucioneve  të Vetingut.

Njëkohësisht qeveria është angazhuar të mbështeten financiarisht strukturat e Vetingut. Në përfundim të procesit, anëtarët e vetingut janë gati të nisin procesin e vetingut që përfshin vlerësimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve” u shpreh Gjonaj.

 




Be the first to comment

Leave a Reply