Zbulohet më në fund arsyeja pse Selena u nda nga Justin




Dashuria dhe romanca mes tyre filloi që në moshë të vogël, por ashtu si çdo lidhje pati krizat e saj dhe për fat të keq nuk u mbijetoi dot pavarësisht se fansat ishin të “çmenduar” dhe tepër të lumtur për ta.

Selena Gomez dhe Justin Bieber i dhanë fund marrëdhënies së tyre përfundimisht në muajin Mars, pavarësisht se dukeshin shumë të lumtur me njëri-tjetrin, por një burim pranë Selenës ka treguar për prestigjozen ‘Us Weekly’ se  ajo i dha fund marrëdhënies me Justin, pasi familja dhe miqtë e saj nuk ishin dakort për këtë lidhje dhe ajo ndihej shumë keq për këtë gjë.

“Selena nisi të reflektojë se cilat gjëra ishin më të rëndësishme për të: aprovimi i miqve dhe familjes apo lidhja me Justin, duke mos e pasur përkrahjen e askujt. Pasi mendoi këtë, ajo u ndje keq dhe mori vendimin t’i japë fund romancës me këngëtarin, për të hapur një kapitull të ri në jetën e saj”- ka shtuar më tej burimi.




Be the first to comment

Leave a Reply