Zbulohet varri gjigand i epokës së bronzit




Arkeologët kanë gjetur një varr gjigand, në madhësinë e një shtëpie, në jug të Greqisë.

 

Varri 3350 vjeçar pranë Orchomenos është në qendër e rëndëishme e epokës mikeneze dhe i përkiste një fisniku që ishte rreth moshës 40-45 vjeç kur vdiq. Ai u gjet i varrosur së bashku me sendet personle duke përfshirë enë prej qeramike në kallaj, stoli, hark etj.

Varri i shekullit XIV para Krishtit, ka dhënë disa nga koleksionet më të mira të mallrave të varrosura në këtë epokë. Zbulimi u bë në Prosilio, afër Orchomenos, si pjesë e një projekti pesëvjeçar bashkëpunimi midis Antikiteteve Viotia Ephorate, Shkollës Britanike në Athinë (BSA) dhe Universitetit të Kembrixhit.

Varri besohet të ketë lidhje me një kompeks pallatesh në Orchomenos që dominonte zonën në shekujt 14 dhe 13 pes./TopAl News/




Be the first to comment

Leave a Reply