Zejdi heshtën, nuk ja uron kandidaturën Zekës?




Skender Rexhep Zejdi, i cili gjithnjë ka pasur ambicie për të qenë i pari i Lëvizjes BESA siç duket në kohën e fundit është lënë jashtë loje, mëson portali TetovaSot. Pas zyrtarizmit të Zeqirja Ibrahimit për kandidat të komunës së Çairit, Zejdi nuk ia ka uruar ende në formë publike Zekës, që siç përflitet Zejdi ka një pakënaqësi të madhe me krerët e BESËS.

Ai në kohën e fundit sulmoi edhe portalet e afërta me Lëvizjen BESA, ku më pas i fshiu nga profili i tij në Facebook.

Ende nuk dihet nëse Zejdi do të jetë në krah të Zekës gjatë fushatës, por në degën e Lëvizjes BESA në Çair, ka pakënaqësi të mëdhaja mes dy grupeve, ku kandidimi i Zekës, sikur ishte alternativa për të mos u përçarë BESA në Çair.

Ndryshe zgjedhjet lokale do të mbahen me 15 tetor dhe në komunën e Çairit do të garojnë nga BDI-ja Visar Ganiu, Zeka i BESËS nga PDSH-ja dhe ASH-ja. /TetovaSot/




Be the first to comment

Leave a Reply