Zeka nënvlerëson debatin, “ta votojmë demarkacionin për inat”




Milaim Zeka nga Nisma për Kosovën ka thënë se demarkacioni me Malin e Zi duhet të votohet për inati të Listës Serbe.

Ai ka theksuar se është e padrejtë që qytetarët e Kosovës të mbesin të izoluar vetëm pse serbët nuk po e votojnë.

“Për inat të Listes Serbe duhet ta votojmë këtë marrëveshje, e cila po e trajton Kosovën si vend armiqësor.

E kemi dreqin rreth këmbëve, na ka rënë dreqi kojshi dhe nuk kemi çka të bëjmë.

Është absurde që Lista Serbe ta bllokoj Kosovën, ta izoloj Kosovën dhe të luaj me kartat më të tmerrshme sepse kanë pasaporta të Serbisë dhe lëvizin lirshëm për vete.” tha ai.




Be the first to comment

Leave a Reply