Zeqirija Ibrahimi dhe Lëvizja Besa deri dje me LSDM-në “qafë për qafe”, sot “fyt për fyti”




 Lëvizja Besa kohëve të fundit po e akuzon LSDM-në nga qëllimi që ata kanë lidhur koalicon të hapur, transparent, të prezantuar në opinionin publik me BDI-në.

 

Ndërsa kohë më parë siç opinioni është i njoftuar po kjo lëvizje aq ka qenë e afërt me LSDM-n ku nga kryesia dhe anëtarët kanë marrë pjesë në protesta duke e mbështetë fuqishëm LSDM-në, shkruan Zhurnal.

Athua vallë atë mbështetje të atëhershme, kishte shpresa që rezultatet e Dhjetorit do të dilshin ndryshe, kjo parti sigurisht ka shkuar me strategjinë e saj, që me mbështetjen e këtyre protestave do të jetë me një këmbë në qeveri, por si duket këto kalkulime politike të lëvizjes Besa dolën ndryshe, sepse rezultatet e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të Lëvizjes Besa ishin me vetëm 5 deputet, ndërsa pritjet e Lëvizjes Besa kanë qenë mbi shtatë e tutje, por si duket ata, pritja e mbështetjes në shumë vende në teritorin e Maqedonisë nuk ja besuan votën.

Duke u nisur nga mbështetja e protestave të Revolucionit të Larëm, lidhjen e flamurit shqiptar me atë maqedonas, duke analizuar edhe opinionin publik që të shkojnë edhe në koalicion parazgjedhor me LSDM-në me qëllim të vetëm vetëm që të jenë në Qeveri, tani dyanësia dhe moskoherenca në veprimet politike po e karakterizon partinë në fjalë.

Mirëpo realisht çfarë saktësisht po e ngacmon Lëvizjen Besa aq shumë për LSDM-në.Mos vallë po u’a prishë prollogaritjet matematikore për Shkupin Dardan, të Hasan Prishtinës, apo vallë po u’a hedhë në mejdan mos seriozitetin në veprimet politike të tyre.

Kandidati i Lëvizjes Besa për kryetar në Komunën e Çairit në opinionin publik njihet si mbështetës i madh i protestave gjatë krizës politike, ai shihet edhe haptazi duke e lidhur flamurin shqiptar me atë maqedonas, ndërsa fliteshte në opinionin publik se këtë po e bëjnë që të lidhin koalicion parazgjedhor me LSDM-në, që në historinë politike të pluralizmit të Maqedonisë kjo praktikë nuk ishte prezente, dhe çfarë sakt ndodhi nuk u zbulua asnjëherë, vetëm tani para zgjedhjeve lokale të 15 tetorit, po vërehet një frymë e egër propaganduese kundër LSDM-së, militantët partiak të tyre tani po e akuzojnë BDI-në se po bashkëpunon me parti maqedonase, kurse Lëvizja Besa kohëve të fundit sipas zërave në opinion ka koalicion të msheftë, jo transparent me VMRO-në.

E gjithë kjo dëshmon se që sipas Besës për të një parti politike është e mirë vetëm atëherë kur ka interesa të saj personale si parti politike, atëherë vetëm kur dëshiron që të promovojë diçka sikurse rasti në fjal të shtiren se janë tepër tolerant në pikat me karakter nacional, që bie në kundërshtim parimor me frymën politike që e prezantojnë të partisë në fjalë, më pastaj moskoherenca politike në veprime vërehet qartazi, si të themi kjo është parti politike e Tekeve, kapriceve të fëmijëve, ata herë hidhërohen herë pajtohen!

Pas qëndrimeve të ndryshme të Lëvizjes Besa, partia në fjalë merr goditje të rënda nga Nënkryetari Zekiri i cili akuzon Besën për lojëra dhe kalkulime të ndryshme të Lëvizjes Besa që nuk mbajnë parime në politikë.Andaj Zekiri në një akuzë të tij thekson se: “Besa ka dalë me kandidat në Shkup. Mendimi dhe qëndrimi im është se Besa këtë e ka bërë në bashkëpunim me VMRO-DPMNE-në, që të mos lejojnë që një pjesë e votave të shqiptarëve, respektivisht votuesve të tyre të mos shkojnë për kandidatin tonë Petre Shilegov që në rrethin e parë”, si dhe Zekiri është i bindur se VMRO-DPMNE ka kërkuar dhe tashmë ka gjetur partner për bashkëpunëtor strategjik te BESA opozitare.

Kurse edhe nga Lëvizja Besa  e kanë demantuar të njejtin duke thënë se  “BESA është antonim i krimit dhe korrupsionit. Nuk e amnistojmë krimin, kurse LSDM dëshiron t’i hedhë pluhur syve opinionit duke akuzuar të tjerët që t’a amnistojë BDI-në. Me paraqitjen e Besës, për herë të parë kemi një subjekt politik që është me shqiptarët dhe i cili ka vizion të vetin. Na vjen keq për shpifësit, të cilët Maqedoninë e shohin bardh e zi, të ndarë mes LSDM-së dhe VMRO-DPMNE-së”

Ndërsa nga ana tjetër Lëvizja Besa njihet edhe me shumë skenare të ndryshme të cilat kanë dëmtuar pozitën e shqiptarëve në Maqedoni

1- Gjatë kohë në dilema ishin a të votojnë kryeparlamentarin Talat Xhaferin apo jo.

2- Gjithashtu ishin në dilema a të mbështesin ligjin për Gjuhën Shqipe, si dhe shumë dilema të tjera në të cilën ranë në dyshime të tjera se kjo lëvizje tani ka hy në dyshim që është në një bashkëpunim me subjektin politik maqedonas VMR-DPMNE.

Madje të mos harrojmë kritikat dhe akuzat ndaj Ibrahimit i cili me 27 Prill me dyshime se dikush ka urdhëruar atë, për ta kënduar himnin shqiptar në foltoren e parlamentit, ku lëre se e vështirësoi pozitën e shqiptarëve ai edhe himnin kur e këndoi bëri gabime dukë ngatërroj fjaltë në vendë se të thotë, të lidhim besën për bashkim ai tha të lidhim besën për shpëtim, që sipas ksaj koncetrimi I tij është, më tepër në interes subjektiv se sa në një ideologji partiake për të mirën e qytetarit.

Rikujtojmë që doli edhe befasuese që gjatë gjithë kohës Lëvizja Besa kalkulonte për të nxjerrë kandidat të tjerë për kryetar komune në Çair dhe ato më të përfolurit kanë qenë, Bekim Saliu dhe Kastriot Rexhepi , por në një moment të fundit” me parashutë” zbret Zeqirija Ibrahimi dhe sipas burimeve të Agjencisë së Lajmeve Zhurnal, në një tension shumë të lartë në këtë parti vendoset në moment të fundit, që kandidat për kryetar komune të Çairit të emërohet Zeqirija Ibrahimi.

Burimeve të Agjencisë së Lajmeve Zhurnal, brenda kësaj partie ka të njohur se shumica në kryesinë qendrore nuk kanë qenë të kënaqur me vendimin e marrur për kandidat për Çairin.

Ndryshe zgjedhjet mbahen në 15 tetor dhe tani jemi në fazën e dytë të fushatës zgjedhore.




Be the first to comment

Leave a Reply