Zgjedhjet e parakohshme në Itali, të pashmangshme




I mandaturi për krijimin e qeverise, Carlo Cottarelli pritet të takohet me presidentin Sergio Mattarella mes raportimeve se mund të shpallen zgjedhje të parakohshme.

Raportime mediatike pretendojnë se Cottarelli, një ish-ekonomist i FMN-së, ka dështuar të sigurojë mbështetjen e partive të mëdha politike dhe mund të mos e bëjë fare betimin.

Presidenti Matarella mund të heqë dore nga përpjekjet për krijimin e një qeverie të përkohshme dhe të organizoje zgjedhjet e reja në muajin korrik.

Te dielën, dy partitë populiste Lëvizja 5 Yjet dhe Lega Nord, dështuan në përpjekjet për krijimin e një kabineti koalicioni.

Mundësia e zgjedhjeve të reja dhe frika se partitë euroskeptike mund të fuqizojnë pozicionin e tyre, goditi tregjet financiare dhe nxiti shqetësimet për qëndrueshmërinë e eurozonës.

Italia, ekonomia e katërt më e madhe e unionit ka qenë pa qeveri qe prej zgjedhjeve të muajit mars pasi asnjë grup politik nuk mundi të krijonte shumicën.

Dy fituesit e mëdhenj të zgjedhjeve, Lëvizja 5 Yjet dhe Lega Nord u përpoqen të bashkonin forcat, por braktisën përpjekjet pasi presidenti vuri veton ndaj zgjedhjes se ministrit të Financave.

Matarela tha se nuk mund të emëronte euroskeptikun Paolo Savona në këtë post, duke cituar shqetësime nga investitorët brenda dhe jashtë vendit.

Lëvizja e rrallë nga një presidenti, nxiti zemërimin e te dyja partive, të cilat thonë se do të refuzojnë emërimin e Cottarellit në Parlament.




Be the first to comment

Leave a Reply