Partitë politike dhe kandidatët e pavarur në zgjedhjet lokale sot vazhdojnë tubimet dhe takimet e drejtpërdrejta me qytetarët
Koalicioni “Për jetë në Maqedoni” i udhëhequr nga LSDM sonte do të mbajë mitingun kryesor në Gjevgjeli. Paraprakisht do të mbajë miting në Dojran, Vallandovë dhe në Bogdancë.
Koalicioni për “Maqedoni më të mirë” i udhëhequr nga VMRO-DPMNE do të ketë takim në Vinicë dhe Koçan, paraprakisht do të vizitojë vendet Ceshinovë-Obleshevo dhe Zvërnovcë.
BDI sonte do të mbajë takim në Pllasnicë, Debresh si dhe në Cërnilishtë.
PDSH, do të jetë në Zhitoshë të Komunës së Dollnenit.
Nga AA – RDK-UNITETI për sot kanë paralajmëruar se do të hapin shtabin në fshatin Çajle, Gostivar ku garon kandidati për kryetar komune, Shpat Iseini.
Leave a Reply
Për të postuar një koment, duhet të jeni i futur.