Zgjedhni njërën derë dhe mësoni për personalitetin tuaj




Nënvetëdija është çelësi për të mësuar më shumë për personalitetin tuaj.

Kur e zgjedhni një ngjyrë, shenjë, simbol apo një imazh në mënyrë të rëndomtë, kjo zgjedhje ka të bëjë me përvojat tuaja, me atë çfarë ju pëlqen, çfarë jo, e gjithashtu me vlerat që i keni.\

 

 

Për të mësuar më shumë për personalitetin tuaj, zgjedhni njërën portë nga fotoja e mësipërme dhe mësoni për veten më poshtë.

Dera 1:
Nëse keni zgjedhur këtë derë, atëherë jeni të afërt me familjarët sepse nuk jeni person egoist dhe ju pëlqen t’i ndihmoni tjerët. Jeni një shpirt i ndritshëm dhe dini si të kënaqeni edhe me gjërat më të vogla në jetë. Karakteristikë tjetër e veçantë është se dëshironi të krijoni ambient pozitiv për të gjithë njerëzit afër jush.

Dera 2:
Virtytet tuaja janë qetësia dhe takti. Njerëzit ju duan sepse ju shohin si person të kompletuar, dhe ka rëndësi për ju ajo çfarë tjerët mendojnë. Ndonjëherë jeni vetë-kritik.

Dera 3:
Ju pëlqeni që gjërat të jenë të thjeshta dhe të qarta, jeni perfeksionist dhe brengoseni për çdo detaj. Ndoshta shumicën e kohës e shpenzoni duke u marrë me detaje. Jeni krenar për arritjet tuaja dhe me shumë gjasa do të keni ose keni karrierë të suksesshme. Por mbani mend se duhet ta mbani një balancim mes punës dhe jetës private.

Dera 4:
Jeni shpirt artistik që ju pëlqen t’i shprehni emocionet përmes artit. Sipas të huajve, jeni pak të turpshëm dhe indiferent, por kur e zgjedhni një person si shok/shoqe, hapeni krejtësisht me të. Jeni vetë-kritik, por nuk ju pëlqen që tjerët ta dinë këtë.

Dera 5:
Jeni person që i dashuroni njerëzit tjerë dhe përpiqeni t’i lumturoni të gjithë. Keni dëshirë që të keni njerëz përreth jush dhe gjithashtu e keni nevojën t’i përkitni një njeriu. Ju pëlqen puna aq shumë, saqë ndonjëherë harroni të hani bukë.

Dera 6:
Jeni person kureshtar dhe gjithmonë i shikoni interesat tuaj. Ju pëlqen të eksploroni dhe të krijoni miqësi të reja. Keni shpirt artistik, por edhe histori të gjatë me hobi dhe interesa tjerë. Keni nevojë të gjeni kohë për t’u relaksuar në natyrë.

Dera 7:
Jeni një nga personat më të ndjeshëm në botë dhe shpenzoni shumë kohë duke u kujdesur për familjarët dhe miqtë. Jeni të thjeshtë dhe e dini si duhet t’i ruani kontaktet me tjerët. Jeni të gatshëm të bëni gjithçka për ata që i doni.

Dera 8:
Ju pëlqen të argëtoheni, jeni shumë i/e thjesht, por ka ditë kur ndiheni të nevrikosur dhe kjo ndikon në vetëbesimin tuaj. Duhet të mësoheni ta dashuroni veten dhe ndonjëherë kërkoni ndihmë nga tjerët.

Dera 9:
Jeni person që ju pëlqen t’i zgjidhni problemet e tjerëve. Me mençurinë që e keni ju e thjeshtoni jetën e njerëzve tjerë. Jeni të besueshëm dhe zemërgjerë, andaj edhe ju vlerësojnë tjerët.

Dera 10:
Si person familjar që jeni, ju pëlqen stabiliteti dhe siguria. Jeni gjithmonë të gatshëm për sfida, ndërkaq i mbani të gjitha problemet në vete sepse nuk dëshironi t’i pengoni tjerët.




Be the first to comment

Leave a Reply