Zvërlevski ka nën kontroll qindra zyrtarë policor




Shkup, 11 gusht – Prokurori i Përgjithshëm Mark Zvrlevski për hetimet që janë në rrjedhë, për të cilat nuk zbulohen detaje, ka të angazhuar rreth 150 zyrtarë policor të cilët në një farë mënyre i ka nën kontroll, sepse është i autorizuar për të dhënë urdhëra për veprime hetuese.Natyrisht, që edhe prokurorët që janë pjesë e PSP-së në sektorë të ndryshëm të tilla si departamenti i krimit të organizuar dhe departamenteve të tjera kanë të njëjtat kompetenca për përfshirjen e tyre.

Në mesin e zyrtarëve të MPB të angazhuar ka edhe hetues, inspektorë, shefa, në mesin e të cilëve edhe udhëheqës të sektoreve kyçe. Ata derisa janë në “detyrë” në PTHP nuk mund që të shkarkohen dhe as që janë nën kontroll nga ana e ministrit të ri të brendshëm, Oliver Spasovski.

Pikërisht për këtë çështje këtyre ditëve në publik është paraqitur si një nga shkaqet që edhe më tej Zvërlevski është nj[ figurë qendrore në sistemin gjyqësor sepse një kohë të gjatë ekzistojnë dyshime se në mënyrë joëligjore e ka kryer funksionin për të cilin edhe vetë qeveria ka inicuar procedurë për shkarkimin.

Sot nga ora11 t për herë të 8-të duhet të vazhdojë seanca për shkarkim të Zvërlevskit, por deputetët e VMRO-DPMNE-së po luftojnë që të shtyhet votimi dhe të shfrytëzojnë në maksimun të drejtat procedurale për shtyerjen e seancës.




Be the first to comment

Leave a Reply