Zyrtare, Basri Sejdiu emërohet drejtor i përgjithshëm i SHSKUK-së




Bordi drejtues i Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës (SHSKUK) ka aprovuar zgjedhjen e Basri Sejdiut për drejtor të përgjithshëm të SHSKUK-së.

Veton Firzi, kryesues i Komisionit vlerësues para Bordit Drejtues ka prezantuar rezultatet e Komisionit për përzgjedhjen e drejtorit të përgjithshëm dhe procedurat e ndjekura nga komisioni deri në rezultatet finale.

Kryesuesi i Bordit Drejtues, Naser Ramadani në emër të Bordit Drejtues i ka uruar suksese dhe punë të mbarë drejtorit të sapozgjedhur, Basri Sejdiu.




Be the first to comment

Leave a Reply