ZYRTARE: Buffon largohet nga Juventus




Gianluigi Buffon ka konfirmuar se do të largohet nga Juventus.

Kapiteni i “Bianconerëve” ka konfirmuar se do të ndahet nga klubi torinez, pas përfundimit të këtij sezoni.

“Ndeshja ndaj Veronas do të jetë e fundit për mua në Juventus”, u shpreh Buffon.
“Kisha vendosur që të pensionohem, por kanë ardhur disa propozime si për në fushë, ashtu edhe jashtë saj kështu që me presidentin do të ulemi edhe njëherë për të diskutuar gjithçka”, shtoi ai.

Buffon ende nuk ka konfirmuar nëse do ta vazhdojë karrierën apo do të pensionohet nga futbolli.




Be the first to comment

Leave a Reply