Zyrtare: Interi transferon dy lojtarë (Foto)




Interi ka kompletuar transferimin e talenteve Nicolo Zaniolo dhe Jens Odgaard
Derisa Milani ka transferuar gjashtë yje deri më tani në San Siro, Interi është në gjumë të thellë sa i përket transferimit të futbollistëve të njohur.

Mesfushori Nicolo Zaniolo dhe sulmuesi Jens Odgaard, të dy 18-vjeçar, kanë kompletuar transferimin te Nerazzurrët, shkruan faqja zyrtare e Interit.

Dy lojtarët janë përfshirë në listën prej 25 lojtarëve që Interi do t’i marrë për stërvitje parasezonale.

Zaniolo u transferua nga Virtus Entella, ekip i Serie B, derisa talenti danez u transferua nga ekipi Lyngby.




Be the first to comment

Leave a Reply